| English | Shqip | Srpski |
 
Bashkėpunimet

Rrjeti i Grave në të Zeza - Serbi

Rrjeti i Grave në të Zeza nga Serbia dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës kanë lansuar në mars të vitit 2006, Koalicionin e Grave për Paqe, si një iniciativë e pavarur qytetare e themeluar në solidaritetin e grave, që tejkalon ndasitë e etnive dhe religjionit, si dhe kufijtë e pengesat tjera. Koalicioni i Grave për Paqe kërkon arritjen e një paqe e qëndrueshme dhe punon për përfshirjen e grave në proceset e krijimit të paqes, si partnerë të barabartë, duke theksuar faktin se gratë nuk janë vetëm viktima të luftës por edhe aktorë dinamikë të lëvizjeve paqësore.
Ne avokojmë fuqimisht për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe avancimin e pozitës ekonomike dhe sociale të grave, duke iu kundërvënë tendencave specifike vendore dhe proceseve regresive të cilat janë të dëmshme për qëllimet tona. Për më shumë informata shih raportin e KGP

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore

Një grup lideresh politike dhe aktivistesh për drejtat e grave nga shtetet e Evropës Juglindore, të cilat ende janë duke u munduar që të rikuperohen plotësisht nga pasojat e një lufte brutale, u takuan në Zagreb të Kroacisë, në muajin korrik. Grupi debatoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktuale politike në vendet përkatëse, dhe implikimin e këtyre zhvillimeve për paqe dhe siguri për qytetarët e rajonit dhe posaçërisht për gratë.
Pas një dialogu të gjerë, grupi vendosi që të themelojë Lobin e Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore, i cili do të përkushtohet për avokim për veprime politike të cilat do të avancojnë paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe për zbatimin e plotë të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit (tetor 2005), e cila kërkon nga të gjitha palët (shtetet) që të sigurojnë përfaqësim të shtuar të grave në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

 
PUBLIKIM I RI
Image
Lajmet mė tė reja
02/02/2012
Komunikatë për shtyp: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë dhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës
01/01/2012
E-Lajmet Nentor - Dhjetor 2011
08/12/2011
Kumtesė pėr media: Shkurtimi i buxhetit pėr Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės rrezikon tė pėrkeqėsoj shėndetin e tė varfėrve


Regjistrohu per Buletin
Emri:
Email adresa juaj:


 
Statistikat e vizitorėve: Sot: 103; Dje: 119; Kėtė javė: 103; Kėtė muaj: 742; Gjithėsej: 211717;
Kosova Women's Network